Xherdan Shaqiri është kthyer tashmë në liderin e atij që cilësohet si “Ekipi B” i Bajern Mynih, skuadrën e rezervave që aktivizohen sa herë që titullarët lihen pushim. Duke menduar për ndeshjen e kthimit në mesjavë ndaj Barcelonës, Heinkes la pushim apo në pankinë thuajse të gjithë titullarët, por për të siguruar fitoren ndaj Fraiburg në kampionat mendoi mesfushori kosovar.
Një goditje dënimi e tij në minutën e 35-të të takimit ishte aq sa i mjaftonte Bajernit për të marrë 3 pikët e radhës sa për statstika, pasi ka siguruar titullin kampion. Forma e shkëlqyer që po kalon mesfushori ka entuziazmuar 71 mijë tifozët në “Allianz Arena”, të cilët kanë duartrokitur veprimet e tij në mesfushë, aty ku shkëlqente edhe më shumë falë mungesës së emrave si Roben, Riberi, Myler apo Shvajnshtajger.
Në fundin e tabelës, humbja e Verder Bremen dhe fitoret e Hofenhaim dhe Augsburg, kanë rihapur plotësisht luftën për rënien nga kategoria, me skuadrën e Tomas Shaf që e sheh veten të përfshirë në luftën e ethshme për mbijetesë në këto 3 javë të fundit të kampionatit. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 31 / Rezultatet
Augsburg-Shtutgart 3-0
61’ Molders, 83’ De Jong, 85’ Ji
B. Leverkusen-Verder Bremen 1-0
35’ (p) Kisling
Bajern Mynih-Fraiburg 1-0
35’ Shaqiri
Hofenhaim-Nyrenberg 2-1
11’ Veis, 20’ Salihoviç / 58’ (p) Simons
Volfsburg-B. Mynshengladbah 3-1
34’ Arnola, 61’ Oliç, 75’ Diego / 51’ Mlapa
F. Dyseldorf-B. Dortmund 1-2
88’ Boxhek / 20’ Shahin, 70’ Blaszczikovski
Klasifikimi: Bajern Mynih 84 pikë, Borusia Dortmund 64, Bajer Leverkusen 56, Shalke 46, Fraiburg 45, Eintraht Frankfurt 45, Hamburg 44, Borusia Mynshengladbah 44, Hanover 41, Volfsburg 40, Mainz 39, Shtutgart 39, Nyremberg 38, Verder Bremen 32, Fortuna Dyseldorf 30, Augsburg 30, Hofenhaim 27, Grojter Fyrth 18.
Saturday, 27 April 2013 17:58