|
|
Friday, 07 December 2012 09:01 Lufta në Konferencën e Lindjes për vendin e parë në këtë sezon duket se do të jetë një duel mes Nju Jork dhe Majemi, me kampionët në fuqi që për momentin nuk duken në gjendje të rivalizojnë me kundërshtarët e tyre, pasi janë mundur për të dytën herë radhazi në këtë sezon me 20 pikë diferencë nga Kniks, të cilët i morën edhe kreun e renditjes së Konferencës.
Në takimin e luajtur mbrëmë, në radhët e Nju Jork mungonte Karmelo Entoni, i dëmtuar një ditë më parë. Por kjo nuk ka penguar këtë skuadër të dhuronte një spektakël të jashtëzakonshëm në fushën e Majemit, duke fituar me shifrat 112-92, falë një loje skuadre perfekte, me 6 lojtarë të ndryshëm që kaluan kuotën e 10 pikëve të shënuara. Reimond Felton ishte kontribuuesi kryesor në shënimin e pikëve, me 27 të tilla, ndërsa duhet thënë se mrekullia e Nju Jorkut erdhi edhe falë gjuajtjeve për tre pikë, pasi u realizuan 8 të tilla vetëm në periodën e fundit.
Nga ana e Majemit, vetëm LeBron Xhejms ishte në lartësinë e kësaj sfide, me 31 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 pasime, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u shfaq shumë dobët. Pas humbjes së dytë radhazi, ylli i Majemit vendosi të jepte shembullin e mirë se si mund të ndryshohej situata, duke udhëhequr shokët e skuadrës drejt një seance të lodhshme stërvitjeje që zgjati më shumë se një orë pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »