LA Leikërs më në fund ka dhuruar një paraqitje të denjë për emrin e vet, duke mundur Denver me rezultatin 122-103, por meritë për këtë sukses të lojës ofensive nuk kanë yjet e zakonshëm të skuadrës, por zëvendësuesi Antaun Xhemison.
Lojtari që është mes rezervave të ekipit kalifornian, realizoi 33 pikë e 12 topa në tabelë, duke u bërë rezerva e parë e ekipit kalifornian që kalon kuotën e 30 pikëve, që nga viti i largët 1998, atëherë kur Shakuil O’Nil sapo ishte kthyer nga një dëmtim. Duajt Hauard ishte ylli tjetër i mbrëmjes me 28 pikë e 20 topa në tabelë, ndërsa duhet theksuar se në këtë takim realizoi edhe trepikëshin e dytë të karrierës së tij.
Në ndeshjet e mbrëmshme kanë fituar thuajse të gjitha ekipet e mëdha, si Bruklin, Nju Jork e Boston në Konferencën e Lindjes, apo Memfis e Oklahoma në Konferencën e Perëndimit. Aktualisht në Lindje kryeson Majemi (11 fitore, 3 humbje), ndërsa në Perëndim vendin e parë e mban Memfis (12 fitore, 2 humbje). (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Bruklin-Orlando 98-86
Filadelfia-Sharlot 104-98
Feniks-Toronto 97-101
Portland-Boston 78-96
Uashington-Nju Jork 87-108
Kliveland-Atlanta 113-111
Miluoki-Minesota 85-95
Detroit-Memfis 78-90
Utah-Oklahoma 94-106
Indiana-Sakramento 97-92
Denver-LA Leikërs 103-122
Saturday, 01 December 2012 09:04