|
|
Friday, 30 November 2012 09:07 Ndeshja mes Majemit dhe San Antonios është kthyer në një objekt polemikash, jo për shkak të rezultatit të ndeshjes, por për vendimin e trajnerit Greg Popoviç për të lënë pushim lojtarët kryesorë të teksanëve në ndeshjen kundër kampionëve në fuqi të NBA.
Tim Dankan, Toni Parker, Mani Xhinobili dhe Deni Grin u lanë në shtëpi për këtë sfidë, ndërsa në fushën e lojës zbritën rezervat e tyre. Ky vendim irritoi komisionerin e NBA, Devid Stern, që e quajti këtë një përbuzje ndaj lojës dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj skuadrës teksane, në një konferencë për shtyp të improvizuar pak minuta para fillimit të takimit.
Por të gjithë ata që pritnin një fitore të lehtë të Majemit janë çuditur kur kanë parë se si rezervat e San Antonios i kanë krijuar shumë probleme kampionëve në fuqi me ndeshjen që u vendos në favor të vendasve vetëm në minutën e fundit.
Protagonist për Majemin ishte i zakonshmi LeBron Xhejms, me 23 pikë, 9 topa në tabelë dhe 7 pasime, ndërsa në radhët e San Antonios shkëlqeu Tiago Spliter me 18 pikë e 9 topa në tabelë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
San Antonio-Majemi 100-105
Denver-Golden Steit 108-106
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »