Bruklin Nets kanë fituar sfidën e parë derbi të Nju Jorkut në NBA, duke treguar se kjo ndeshje mund të kthehet në një klasike të kampionatit amerikan të basketbollit. Takimi ishte planifikuar të luhej në natën e hapjes të sezonit, por u shty për shkak të uraganit “Sendi”.
Karmelo Entoni shënoi 35 pikë e 13 topa në tabelë, ndërsa Tajson Çendler shtoi 28 pikë e 10 topa në tabelë, por lojtarët e tjerë të Nju Jork Kniks nuk arritën thuajse asnjëherë të tregoheshin vendimtarë në këtë sfidë, pasi asnjë tjetër në këtë skuadër nuk kaloi kuotën e 8 pikëve të shënuara.
Ndërkohë, për skuadrën e Bruklin shkëlqyen Bruk Lopez me 22 pikë e 11 topa në tabelë, si dhe Deron Uilliams me 16 pikë e 14 pasime. Falë kësaj fitoreve, Bruklin është barazuar me Nju Jork në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Ndërkohë, në natën e mbrëmshme janë regjistruar edhe ndeshje të tjera interesante ku bie në sy humbja e katërt radhazi e LA Klipërs, si dhe takimi i humbur nga Çikago në fushën e vet me rezultatin 93-92 përballë Miluoki, ndonëse vendasit kishin 27 pikë avantazh në periodën e tretë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
San Antonio-Uashington 118-92
Nju Jork-Bruklin 89-96
Portland-Detroit 101-108
Kliveland-Memfis 78-84
Sharlot-Oklahoma 69-114
Miluoki-Çikago 93-92
Denver-Utah 103-105
Nju Orlins-LA Klipërs 105-98
Tuesday, 27 November 2012 08:50