|
|
Thursday, 15 November 2012 09:20 FIFA ka publikuar listën me emrat e sportistëve kandidatë për trofeun e “Golit të Vitit 2012”, duke hapur në faqen e saj të internetit sondazhin për publikun.
Ky trofe, i cili do të dorëzohet me 7 janar gjatë mbrëmjes gala të organizuar për të dhënë çmimin e “Topit të Artë 2012”, ka protagonistë disa prej lojtarëve më të njohur në botë. Në listë figurojnë Lionel Mesi, Neimar, Radamel Falkao, Musa Sou apo edhe Hatem Ben Arfa. Në listë është përfshirë edhe Gaston Mealla, futbollisti i klubit të kategorisë së dytë së Bolivisë i cili çuditi të gjithë me “goditjen e akrepit” me thembër në një ndeshje të skuadrës së tij, Nacional Potosi.
Fituesi në fuqi i trofeut është braziliani Neimar, i cili edhe në këtë vit shihet si kandidati kryesor për të marrë çmimin falë golit me një driblim dehës që ka shënuar me skuadrën e Santos.
Për herë të parë në trofeun që mban simbolikisht emrin e Ferenc Pushkash, është përfshirë edhe goli i një futbollisteje femër, pasi meksikania Olivia Himenez figuron mes kandidatëve për golin që shënoi nga distanca në ndeshjen kundër Zvicrës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »