Majemi ka marrë një leksion të mirë në fushën e Memfis duke u mundur me rezultatin 104-86 përballë skuadrës që vazhdon të jetë një nga më të mirat në Konferencën e Perëndimit dhe regjistroi fitoren e 5-të radhazi.
Memfis kishte përgatitur një kurth mjaft të mirë për kampionët e NBA, duke kaluar nga loja e tyre e zakonshme nën tabelë, te gjuajtjet nga distanca, për të realizuar 14 trepikësha. Ishte kryesisht organizatori rezervë, Uejn Ellington ai që dha shkëndijën e kësaj loje kundër Majemit, duke realizuar 7 gjuajtje të tilla, ndërsa shënoi në total 25 pikë në këtë ndeshje. Për Majemin, LeBron Xhejms realizoi 20 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa Kris Bosh shtoi 22 pikë e 8 topa në tabelë, por mungoi thuajse krejtësisht kontributi i lojtarëve të tjerë, pasi Uejd ishte pikëshënuesi i tretë më i mirë më vetëm 8 pikë.
Ndërkohë, LA Leikërs kanë fituar takimin e dytë radhazi që nga momenti që shkarkuan trajnerin Majk Braun, duke mundur këtë radhë Sakramenton me rezultatin 103-90. Duajt Hauard shkëlqeu me 23 pikë e 18 topa në tabelë, ndërsa Kobi Brajant shtoi 20 pikë, 6 topa në tabelë e 6 pasime. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Orlando-Bruklin 74-82
Atlanta-LA Klipërs 76-89
Majemi-Memfis 86-104
Kliveland-Oklahoma 91-106
Sakramento-LA Leikërs 90-103
Monday, 12 November 2012 10:06