|
|
Friday, 09 November 2012 09:01 Kevin Durant ka provuar se është ndër ata që cilësohen si “mbyllësit” më të mirë të ndeshjeve duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të vyer në transfertë në fushën e vështirë të Çikagos. Ylli i Oklahoma shënoi 6 pikë në 35 sekondat e fundit të takimit, ndërsa Oklahoma fitoi me rezultatin 97-91.
Durant e mbylli ndeshjen me 24 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Uestbruk me 16 pikë e 12 pasime, por sidomos nga Serxh Ibaka, i cili realizoi 21 pikë e 9 topa në tabelë. Nga ana tjetër, Xhoakim Noah u kufizua me vetëm 9 pikë e 13 topa në tabelë, duke qenë ndoshta arsyeja kryesore pse Çikago nuk arriti të fitonte, pasi provoi shumë pak herë të shënonte, duke mbyllur mbrëmjen me vetëm 9 tentativa.
Në takimin tjetër, LA Klipërs kanë fituar në fushën e Portland duke regjistruar fitoren e dytë radhazi, pas suksesit të rëndësishëm të një nate më parë kundër San Antonio. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Oklahoma-Çikago 97-91
LA Klipërs-Portland 103-90
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »