Duajt Hauard shënoi 28 pikë ndërsa Kobi Brajant realizoi 15 pikë, 8 pasime e 7 topa në tabelë për t’i dhënë LA Leikërs suksesin e parë të sezonit në fitoren 108-79 përballë Detroit. Ekipi kalifornian kishte humbur të 8 ndeshjet parapërgatitore të sezonit si dhe 3 takimet e para zyrtare, duke hedhur dyshime të mëdha mbi pretendimet për titull ndonëse kishte shtuar në radhët e tij emra si Duajt Hauard dhe Sitv Nesh.
Por të paktën kundër Detroit, këto dyshime janë lënë pas sepse LA Leikërs kanë marrë një fitore të lehtë ndaj një ekipi që nuk vuri asnjëherë në diskutim rezultatin e kësaj ndeshje. Me Nesh ende jashtë për shkak dëmtimi, protagonistët e tjerë të mbrëmjes ishin Artest (18 pikë) e Gasol (14 pikë) që plotësuan fazën ofensive të skuadrës.
Ndërkohë, Oklahoma vazhdon të kuptojë se sa e vështirë do të jetë të qëndrojë në nivele shumë të larta pa Xhejms Harden, pasi është mundur në shtëpi nga Atalanta me rezultatin 104-95. Kevin Durant shënoi 22 pikë, 12 topa në tabelë e 8 pasime, ndërsa Kevin Martin realizoi 28 pikë duke nisur ndeshjen nga stoli, por asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të ndalte Lu Uillimas të Atalantas i cili shënoi 14 pikë në periodën e fundit për t’i dhënë një sukses të jashtëzakonshëm ekipit të tij në transfertë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia-Nju Jork 84-100
Feniks-Orlando 94-115
Minesota-Toronto 86-105
Atlanta-Oklahoma 104-95
Detroit-LA Leikërs 79-108
Monday, 05 November 2012 08:07