Roberto Di Mateo ka pranuar se ka mbetur i çuditur nga mungesa e emrave të lojtarëve të tij në listën me 23 futbollistë kandidatë për “Topin e Artë” të publikuar nga FIFA. Ish-sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, është emri i vetëm nga blutë në këtë listë, por italiani që për vete është përfshirë në listën e trajnerëve që konkurrojnë për çmimin “Trajneri i vitit”, mendon se shumë lojtarë të tjerë e meritonin të ishin në atë listë.
“Ka pak zhgënjim pasi si fitues të Ligës së Kampioneve, pritet që të vlerësohet paraqitja e këtyre lojtarëve. Është e vështirë të shpjegosh mungesën e tyre, nuk jam i sigurt nëse për të bërë lista të tilla shihet edhe paraqitja që bëjnë me kombëtaret apo jo”, ishte shpjegimi i vetëm që mund të jepte Di Mateo.
“Për mua është një privilegj të jem trajneri i Çelsit dhe të punoj me këto lojtarë të klasit botëror, duke u munduar që të arrij suksese. Kjo është një punë e jashtëzakonshme dhe mjaft argëtuese”, tha tekniku italian rreth përfshirjes së tij në listën e 10 trajnerëve më të mirë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 October 2012 16:01