|
|
Wednesday, 31 October 2012 09:40 Fillimi i Sezonit në NBA ka konfirmuar edhe një herë se kampionët e Majemit janë skuadra që duhet mundur në luftën për trofeun. Në sfidën e hapjes së sezonit, ata kanë mundur pa probleme rivalët e përhershëm të Boston me rezultatin 120-107.
LeBron Xhejms ka qenë protagonist me 26 pikë e 10 topa në tabelë, ndonëse ka luajtur më pak se 29 minuta për shkak të problemeve muskulore në të dyja këmbët. Por kur ai nuk ishte në fushë, ishte Duejn Uejd që shkëlqente me 29 pikët e tij. Debutim pozitiv edhe për Rei Alen me fanellën e Majemit, pasi rekordmeni i NBA në gjuajtjet për tre pikë realizoi 2 të tilla dhe 19 pikë në total pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.
Një rezultat i bujshëm është humbja e LA Leikërs në fushën e vet përballë Dallas. Ndonëse kalifornianët kanë ndërtuar një formacion yjesh me Brajant, Nesh, Gasol, Hauard e Artest që luajnë së bashku, Dallas ka arritur të shfrytëzojë shpejtësinë e lojtarëve të vet dhe të marrë një sukses 99-91 në transfertë, edhe pse në fushën e lojës nuk ishte pikëshënuesi i tyre më i mirë, Dirk Novicki. Në fund, diferencën e bënë lojtarët e stolit, pasi teksanët shënuan 36 pikë me rezervat, ndërsa kalifornianët vetëm 17. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Uashington-Kliveland 84-94
Boston-Majemi 107-120
Dallas-LA Leikërs 99-91
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »