“Topi i Artë” 2012 ka njohur sot emrat e futbollistëve që do të konkurrojnë për këtë çmim mjaft prestigjioz individual. Ashtu siç pritej, nuk ka asnjë surprizë të veçantë në listën e 23 emrave të bërë publike nga FIFA dhe revista prestigjioze “France Football” që organizojnë aktivitetin.
Klubi më i përfaqësuar në këtë renditje është Real Madrid me 6 futbollistë kandidatë për të marrë çmimin, i ndjekur nga Barcelona që ka 5 përfaqësues në këtë listë prej 23 emrash. Janë 3 lojtarët ndërkohë nga Mançester Siti, ndërsa nuk mund të mungonin në këtë listë Radamel Falkao, Zlatan Ibrahimoviç dhe Neimar i Santos, që bashkë me Drogba formon dyshen e vetme e lojtarëve që luajnë jashtë Evropës.
Për t’u theksuar është fakti se Drogba është i vetmi përfaqësues i Çelsit, skuadrës që fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër, nga radhët e finalistëve të Bajern Mynih është zgjedhur vetëm portieri Manuel Nojer. (LajmeShqip.com)
Lista e lojtarëve kandidatë për “Topin e Artë 2012”
Serxho Aguero (Mançester Siti), Mario Baloteli (Mançester Siti), Karim Benzema (Real Madrid), Xhanluixhi Bufon (Juventus), Serxho Buskets (Barcelona), Iker Kazijas (Real Madrid), Didier Drogba (Çelsi, Shangai Shenhua), Radamel Falkao (Atletiko Madrid), Zlatan Ibrahimoviç (Milan / PSZH), Andres Iniesta (Barcelona), Lionel Mesi (Barcelona), Manuel Nojer (Bajern Mynih), Neimar (Santos), Mesut Ozil (Real Madrid), Zherard Pike (Barcelona), Andrea Pirlo (Juventus), Serxho Ramos (Real Madrid), Kristiano Ronaldo (Real Madrid), Uejn Runi (Mançester Junajtid), Jaja Toure (Mançester Siti), Robin Van Persi (Arsenal / Mançester Junajtid), Ksabi Alonso (Real Madrid), Ksavi Hernandez (Barcelona).
Monday, 29 October 2012 20:19