Oklahoma Siti Thandër kanë bërë një lëvizje të bujshme në merkaton e NBA, duke vendosur të heqin dorë nga një prej elementëve të tyre më cilësorë, Xhjems Harden, duke e transferuar atë te Hjuston pasi nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij ekzistuese.
Hjuston dërgoi në Oklahoma Kevin Martin, Xheremi Lemb dhe disa zgjedhje të ardhshme të draftit, ndërsa bashkë me Harden, drejt kësaj skuadre nga Oklahoma do të kalojnë edhe Kol Aldriç, Lazar Heiuard dhe Dikuan Kuk.
Bisedimet për rinovimin e kontratës së Harden u ndërprenë vetëm dy ditë më parë dhe drejtuesit e Oklahomas e panë të arsyeshme të mbyllin sa më shpejt një marrëveshje për ta shitur atë. Lojtari refuzoi një rinovim katërvjeçar prej 53-53 milionë dollarësh, duke kërkuar më shumë, por drejtuesit e nuk dëshironin të kalonin këtë shifër, edhe pse ai ishte një nga protagonistët kryesorë të ecurisë së jashtëzakonshme të skuadrës në sezonin e kaluar.
23 vjeçari Harden shënoi mesatarisht 16.8 pikë, 4.1 topa në tabelë dhe 3.7 pasime në sezonin e kaluar, duke merituar çmimin “Lojtari i gjashtë më i mirë në NBA”.
Nëse të Oklahoma ai ishte rezerva e luksit, të Hjuston ai do të jetë titullar i padiskutueshëm përkrah Xheremi Lin, duke krijuar një nga sulmet më të shpejta në Konferencën e Perëndimit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 October 2012 15:53