Largimi i Bert Van Marvijk, i ka hapur rrugën kërkimit të drejtuesve të Federatës Holandeze të Futbollit për një trajner të ri, ku dy alternativat më të mundshme duken Rud Gulit dhe Ronald Kuman. Por ish-sulmuesi i Milanit është ai që gjendet në avantazh për momentin, pasi edhe vetë “rivali” i tij e ka vlerësuar si zgjedhjen e duhur për këtë post.
“Nuk është një sekret që kam si ambicie që një ditë të drejtoj Holandën. Por unë kam një kontratë me Fejenord dhe nuk ka asnjë klauzolë në të që më lejon të largohem. Është e sigurt që edhe vitin e ardhshëm unë do të jem në drejtimin e Fejenord”, ka pranuar Kuman në një intervistë për mediat holandeze. “Rud Gulit? Ai do të ishte një zgjedhje e mirë për stolin e kësaj përfaqësueseje”.
Ndërkohë, kanë vazhduar deklaratat e lojtarëve holandezë në mbështetje të të larguarit Van Marvijk. Këtë radhë ka qenë Dirk Kajt ai që ka folur fjalët më të mira për teknikun, edhe pse ai e la në stolin rezervave thuajse gjatë të gjithë Euro 2012.
“Më vjen keq që koha jonë me Van Marvijk përfundoi. Unë kam një lidhje të veçantë me të. U paraqitëm shumë mirë deri në Euro 2012. Sigurisht që do t’i telefonoj për ta falënderuar, sidomos për atë që bëri me kombëtaren në Botërorin 2010”, tha sulmuesi që para Evropianit firmosi për klubin e Fenerbahçe në Turqi. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Saturday, 30 June 2012 11:40