Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder, pretendon se një spiun brenda kombëtares ishte shkaku i eliminimit të parakohshëm të kësaj përfaqësueseje nga Euro 2012. Ai shfajësoi plotësisht trajnerin Bert Van Marvijk, ndërsa mendon se përgjegjësinë duhet ta mbajë shoku i skuadrës që “shiti” pjesën tjetër të ekipit te shtypi.
Pasi Holanda dhuroi paraqiten më të dobët në historinë e saj të pjesëmarrjeve në fazat finale të turneve, duke marrë zero pikë në tre ndeshje, shumëkush kërkoi që Van Marvijk të largohej nga drejtimi i përfaqësueses. Por Shnajder nuk e mendon në të njëjtën mënyrë.
“Nuk mund të fajësojmë trajnerin për zhgënjimin, ai bërë një punë të shkëlqyer me ne në katër vitet e fundit. Por kemi disa probleme brenda skuadre të cilat duhen zgjidhur para të tjerave, si për shembull kush është lojtari që i tregon shtypit planet tona taktike para ndeshjeve”, deklaroi ai për mediat holandeze pas kthimit në atdhe.
Ndërkohë, Federata Holandeze ka ndërruar mendje duke deklaruar se Van Marvijk ishte i paprekshëm dhe se do të vazhdonte punën e tij në drejtimin e përfaqësueses, ndonëse mediat holandeze janë të sigurta se aktualisht po kërkohet një zëvendësues për të. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Wednesday, 20 June 2012 11:40