Portugalia i dha fund turneut të shëmtuar të Holandës duke arritur për vete të vazhdojë në çerekfinale pas fitores 2-1 ndaj “tulipanëve”. Në një ndeshje emocionuese, dy skuadrat kanë dhuruar një spektakël të bukur por kjo nuk i ka mjaftuar Holandës për të shmangur të paktën kritikat e pritshme të ditëve në vazhdim.
Holandezët e filluan ndeshjen shumë mirë në sulm dhe arritën të shënonin të parët falë Van Der Vart në minutën e11-të. Për më tepër, portugezët humbën raste të njëpasnjëshme para portës, ndërsa nga stadiumi tjetër erdhi lajmi se Danimarka gjendej në disavantazh përballë Gjermanisë dhe “tulipanëve” u mjaftonte një tjetër gol për të shkuar në çerekfinale.
Por Kristiano Ronaldo kishte plane të tjera për këtë sfidë dhe në minutën e 28-të vendos barazpeshën pas një aksioni mjaft të bukur të skuadrës portugeze. Goditja është shumë e rëndë për Holandën që nuk arrin më të reagojë dhe i lë krejtësisht iniciativën ekipit portugez.
Ndërsa Van Der Vart gjen vetëm shtyllën, Kristiano Ronaldo gjen rrugën e rrjetës në minutën e 78-të pas një kundërsulmi mjeshtëror dhe një pasimi po aq të bukur të Nani, duke vulosur kualifikimin e skuadrës së tij në vendin e dytë në grup.
Tashmë Portugalia do të përballet me Çekinë, ndërsa Holanda kthehet në shtëpi krejtësisht e zhgënjyer pas dështimit të jashtëzakonshëm në këtë turne ku ishte një prej skuadrave favorite. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Sunday, 17 June 2012 22:10