Kristiano Ronaldo nuk ka fshehur faktin që objektivi i kombëtares portugeze tani është të përpiqet të fitojë në sfidën gjysmëfinale dhe të kthehet pas 8 vitesh në finalen e Kampionatit Evropian.
Pas suksesit 1-0 ndaj Çekisë ku ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe u shpall lojtari më i mirë, Kristiano Ronaldo ka treguar se skuadra është më e pjekur dhe kjo shton besimin për suksese të mëtejshme.
“Luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste, duke goditur edhe shtyllën, por prioriteti ynë ishte të shkonim në gjysmëfinale dhe këtë e arritëm. Skuadra është më e pjekur dhe ne tani jemi gati për ndeshjen e radhës”.
“Kundër Holandës godita dy herë shtyllën dhe e njëjta gjë ndodhi edhe kundër Çekisë, por këtë radhë ishte e rëndësishme të shënoja dhe skuadra luajti shumë mirë, ndaj të gjithë jemi të lumtur. Tani shanset për të mbërritur në finale janë 50-50, ne thjesht duhet të besojmë në forcën tonë”, komentoi ai.
Të njëjtin mendim e ndan edhe trajneri Paulo Bento, i cili ka përgëzuar të gjithë skuadrën për lojën e shkëlqyer ofensive që shfaqi. “Nuk kemi kundërshtarë të preferuar, pasi në gjysmëfinalen e një turneu të tillë, kushdo që luan përballë është një skuadër e mirë. Objektivi ynë është të mundim këto që na del para, qoftë ajo Spanja apo Franca, nuk ka asnjë lloj objektivi tjetër për ne”, deklaroi Bento. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Friday, 22 June 2012 09:20