Rafael Van Der Vart ka pranuar se ka patur tension në kampin e Holandës para dhe gjatë fushatës së tyre të dështuar në Euro 2012. Lojtari i Totenhem, bashkë me sulmuesin Huntelar, ishin shkaktarë të një pjesë të polemikave pasi kërkonin një vend mes titullarëve, por përfunduan mes rezervave.
“Kishte probleme të ndryshme, por gjërat nuk ishin aq keq sa i pikturojnë njerëzit. Huntelar i nervozuar? Është e saktë! Bouma që godet doktorin e skuadrës? Është një shpikje!”, komentoi ai për “Kicker”.
“Sigurisht që dua të vazhdoj të luaj në kombëtare. Nuk mendoj se thirrjet për rinovim të kombëtares me drejtohen mua. Të gjithë duhemi fajësuar për atë që ndodhi, jo vetëm unë”.
Ndonëse ai ka patur polemika me trajnerin Van Marvijk, Van Der Vart tani mendon se ky i fundit duhet të vazhdojë punën e tij në stolin e përfaqësueses.
“Njerëzit shpesh marrin vendime të gabuara në nxehtësinë e momentit. Unë nuk kam asgjë kundër nëse Van Marvijk vazhdon punën e tij. Ai ishte i suksesshëm në Botëror dhe vazhdoi me të njëjtën skuadër, por shumë lojtarë nuk ishin në formën maksimale. Ky ishte një zhgënjim i madh. Mund të eliminohesh në një grup të tillë, po jo në këtë mënyrë. Unë i kuptoj kritikat, mënyra si luajtëm ishte e papranueshme”, tha futbollisti që ka luajtur 99 ndeshje me fanellën e Holandës. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Thursday, 21 June 2012 18:24