Polonia mban përsëri petkun e favorites për të fituar përballë Çekisë në ndeshjen e sotme, ashtu siç parashikon kompania “Wlliam Hill”. Sipas kuotave të saj, një sukses i polakëve vendas mban koeficientin 2.2, ndërsa suksesi i çekëve është 3.3, po aq sa një barazim mes dy ekipeve.
Ndeshja pritet të mos jetë me shumë gola, pasi dy skuadrat kanë treguar se mund të mbrojnë mirë. Për këtë arsye, rezultati i saktë me koeficientin më të ulët është si zakonisht barazimi 1-1, që kuotohet 7, ndërsa fitoret 1-0 (8) dhe 2-1 (9) të Polonisë janë të vetmet që kuotohen poshtë koeficientit 10, të cilin e mban fitorja minimale 1-0 e Republikës Çeke.
Robert Levandovsi vazhdon të mbetet lojtari më i kuotuar për të shënuar në këtë sfidë, me koeficientin 2, ndërsa një dygolësh i mundshëm i tij ka koeficientin 5.5. Sobieç dhe Brozek me 2.87 janë dy lojtarët e tjerë polakë me koeficient të ulët që shihen si më të mundshëm për të shënuar në këtë ndeshje.
Nga ana tjetër, ndonëse Milan Barosh nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës në Euro 2012, ai vazhdon të jetë futbollisti më i kuotuar për të shënuar mes radhëve të skuadrës çeke, me koeficientin 2.87. (LajmeShqip.com)
Saturday, 16 June 2012 10:25