Trajneri i Republikës Çeke, Mikal Bilek, beson se tashmë skuadra e tij nuk ka asnjë presion mbi shpatulla dhe pas fitores me Greqinë, mund të synojë qetësisht edhe kalimin në çerekfinalet e turneut duke mundur Poloninë.
“Ishim nën trysni të madhe pas ndeshjes me Rusinë (humbje 1-4). Nuk luajtëm mirë dhe e dinim që eliminoheshim nëse humbnim përballë Greqisë. Jam i lumtur se si luajtëm në atë ndeshje, sidomos në pjesën e parë ku shënuam dy gola. Kemi shumë lojtarë të rinj pasi kemi ndërruar gjeneratat, por ata luajtën mirë, duke treguar se kanë të ardhme”.
Sipas tij, Polonia nuk ka forcë të mundë Çekinë, ndonëse do të ketë mbështetjen e pakufizuar të tifozerisë së saj.
“Tifozët do të ndezin atmosferën për Poloninë dhe ne duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht për një gjë të tillë, do të jetë gjithçka më e vështirë për ne. Por Polonia ka barazuar dy ndeshje dhe besoj se nuk do ta fitojnë as të tretën! Por nuk them se do të luamë për barazim, pasi grupi është i çuditshëm, varet edhe nga rezultati i ndeshjes Rusi-Greqi. Por jemi të ndërgjegjshëm që nuk kemi një punë të lehtë përballë lojtarëve si Blazhçzikovski dhe Levandovski”, tha Bilek.
Ai nuk konfirmoi nëse në këtë ndeshje të fundit në grup do të luante Tomas Roziçki apo mesfushori do të qëndronte “spektator” për shkak të dëmtimit të marrë tre ditë më parë. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Renditja
Rusi 4 5-2
R. Çeke 3 3-5
Poloni 2 2-2
Greqi 1 2-3
16.06.2012
Greqi-Rusi 20:45
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Varshavë (Poloni)
Republikë Çeke-Poloni 20:45
Gjyqtar: Kreig Tomson (Skoci)
Vroclav (Poloni)
Friday, 15 June 2012 14:10