Një fitore e Rusisë në sfidën kundër Polonisë i bën ato automatikisht çerekfinalistë të Euro 2012 dhe për këtë arsye, skuadra e Dik Advokat shihet si favorite për të fituar ndeshjen nga “William Hill”.
Suksesi i skuadrës ruse është 2.5, ndërsa i Polonisë 2.9, ndonëse këta të fundit luajnë para tifozerisë së tyre dhe kanë një ekip që në letër mund të vërë në vështirësi rusët.
Ndërsa pritet një ndeshje pa shumë gola, maksimumi 3, çështja e golashënuesve është shumë interesante, pasi mendohet se Levandovski do të shënojë përsëri për ekipin polak, ashtu si në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye i është vënë koeficienti 2.75.
Nga ana tjetër, sulmi i frikshëm i Rusisë në ndeshjen me Çekinë ka bërë që të jenë shumë futbollistë “kandidatë” për të gjetur rrugën e rrjetës nga kjo skuadër. I pari është Kerzhakov me koeficientin 2.5, i ndjekur nga Pavliuçenko 2.75 si dhe dyshja Xhagoev-Pogrebnjak me koeficientin 3. (LajmeShqip.com)
Grupi A
08.06.2012
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Renditja
Rusi 3 4-1
Poloni 1 1-1
Greqi 1 1-1
R. Çeke 0 1-4
12.06.2012
Greqi-Republikë Çeke18:00
Gjyqtar: Stefan Lanoi (Francë)
Vroclav (Poloni)
Poloni-Rusi 20:45
Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)
Varshavë (Poloni)
16.96.2012
Greqi-Rusi 20:45
Varshavë (Poloni)
Republikë Çeke-Poloni 20:45
Vroclav (Poloni)
Tuesday, 12 June 2012 11:03