Fakti se ndeshja e sotme është shansi i fundit për Republikën Çeke që të mbajë gjallë shpresat për vazhdimësinë në Euro 2012, ka shtyrë parashikuesit e kompanisë “William Hill” që të favorizojnë këtë skuadër në përballjen me Greqinë.
Një fitore e Çekisë ka koeficientin 2.37, përballë asaj 3.25 të skuadrës greke, të cilës do t’i mungojnë lojtarë të rëndësishëm për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.
Gjithsesi, rezultati më i mundshëm mbetet ai 1-1, i kotuar 6.5, i ndjekur nga një fitore minimale 1-0 e Çekisë (7), barazimi 0-0 (8) dhe fitorja minimale 1-0 e Greqisë (9).
Në këtë ndeshje pritet përsëri të ketë pak gola, ndërsa Milan Baros i Çekisë (2.75) dhe Theofanis Gekas i Greqisë (2.87), janë futbollistët të cilët shihen si më të favorizuar nga koeficientet për të gjetur rrugën e rrjetës për skuadrat respektive. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 12 June 2012 10:44