Trajneri holandez i Rusisë, Dik Advokat, ka treguar lumturinë e tij për fitoren e parë në Euro 2012, një rezultat 4-1 bindës përballë Republikës Çeke. Po pavarësisht paraqitjes sulmuese të skuadrës së tij, Advokat mendon se ekipi nuk duhet të përfshihet nga euforia.
“Kjo është një fitore e rëndësishme, pasi kjo ndeshje na shërben për vetëbesimin tonë. Megjithatë nuk duhet të harrojmë që trofetë jepen në fund të turneut. Luajtëm mirë, por jo gjatë gjithë ndeshjes. Ndaj kam parë shumë gjëra që mund të bëjmë më mirë. Jemi të lumtur, por do të jemi edhe më shumë kur të kalojmë në turin tjetër”.
Nga ana tjetër, trajneri i Republikës Çeke, Mikal Bilek, ishte tërësisht i zhgënjyer nga ajo që ekipi i tij kishte shfaqur në fushën e lojës.
“Filluam ndeshjen mirë dhe për 15 minuta luajtëm ne. Pastaj filluam të humbnim topin në gjysmëfushën e tyre dhe na goditën në kundërsulm. Logjikisht, jemi të zhgënjyer, rezultati është ai që patë të gjithë. Jemi të mërzitur se kemi dhuruar 4 gola në këtë ndeshje. Por tani ka ardhur koha të analizojmë gabimet dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha ai. (LajmeShqip.com)
GRUPI A
08.06.2012
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Varshavë (Poloni)
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Vroclav (Poloni)
RENDITJA
Rusi 3 4-1
Poloni 1 1-1
Greqi 1 1-1
R. Çeke 0 1-4
12.06.2012
Greqi-Republikë Çeke 18:00
Vroclav (Poloni)
Poloni-Rusi 20:45
Varshavë (Poloni)
16.96.2012
Greqi-Rusi 20:45
Varshavë (Poloni)
Republikë Çeke-Poloni 20:45
Vroclav (Poloni)
Saturday, 09 June 2012 11:45