Rusia ka hedhur kandidaturën e saj për të kaluar në fazën tjetër të turneut me një fitore bindëse 4-1 ndaj Republikës Çeke. Skuadra e drejtuar nga Dik Advokat ka qenë dukshëm superiore ndaj kundërshtarëve falë skemës tërësisht ofensive dhe një loje mjaft interesante ku Arshavin dhe Xhagoev vepronin pas krahëve të Kerzhakov.
Goli i parë i Rusisë vjen pikërisht pas një gjuajtje të këtij të fundit në minutën e 15-të, por topi kthehet nga shtylla dhe aty Xhagoev vjen me shpejtësi duke dërguar sferën pas krahëve të portierit Petr Çeh.
Pa kaluar 10 minuta, Arshavin sheh depërtimin e Shirokov dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave për skuadrën e tij që humb edhe raste të tjera për të shënuar.
Me kthimin e skuadrave në fushë, Pilar shënon për kombëtaren çeke për të ringjallur shpresat për një barazim të mundshëm. Por me aktivizimin e Pavliuçenko në vend të Kerzhakov, Rusia mbyll shpejt diskutimet për këtë ndeshje.
Fillimisht sulmuesi shtatlartë gjen të lirë në zonë Xhagoev që dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje në hyrje të zonës në minutën e 79-të. Tre minuta më vonë është vetë sulmuesi që shënon në portën e Çeh me një gjuajtje të pakapshme, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 të kësaj sfide.
Në përfundimin e ndeshjeve të para të Grupit A, Rusia shfaqet qartësisht si kandidate për kualifikimin e mëtejshëm dhe vendin e parë në grup, të cilin mund ta sigurojë menjëherë që pas katër ditësh kur`të vihet përballë Polonisë. (LajmeShqip.com)
Grupi A
08.06.2012
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Varshavë (Poloni)
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Vroclav (Poloni)
12.06.2012
Greqi-Republikë Çeke18:00
Vroclav (Poloni)
Poloni-Rusi 20:45
Varshavë (Poloni)
16.96.2012
Greqi-Rusi 20:45
Varshavë (Poloni)
Republikë Çeke-Poloni 20:45
Vroclav (Poloni)
Friday, 08 June 2012 22:07