Xherdan Shaqiri ka thumbuar Mançester Junajtid, duke i kujtuar kësaj skuadre dështimin në Ligën e Kampioneve.
Futbollisti që aktivizohet me Bazelin, ishte protagonist i eliminimit të skuadrës angleze që në fazën në grupe dhe sipas tij, “djajve të kuq” u kishte munguar tërësisht shpirti luftarak.
Ai mendon se Mançester Junajtid i nënvlerësoi aq shumë zviceranët, sa nuk u përgatit siç duhej për këtë sfidë.
“Mund ta ndjeje që në tunel para fillimit të ndeshjes apo që në nxemje. Ata nuk ishin krejtësisht të përqendruar dhe unë nuk jam i sigurt nëse ndonjë lojtar i Mançesterit arriti të bënte ndonjë sprint”.
“Pas ndeshjes nuk mundëm as të shkëmbenim fanellat, kaq shpejt u larguan ata”, ishte thumbimi i futbollistit që nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollit i Bajernit të Mynihut. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 18:12