|
|
Friday, 07 June 2013 14:05 Usain Bolt, më në fund ka njohur shijen e humbjes së garën e 100 metrave, pasi është mundur në Mitingun e Romës nga amerikani Xhastin Gatlin. Gjithçka është vendosur në fotofinish, ku suksesi i ka shkuar me kohën 9 sekonda e 94 të qindtat atletit amerikan, që kaloi xhamajkanin me vetëm 1/100 e sekondës.
Të gjithë pritnin shpërthimin e Bolt, por ai ka mbetur i shtangur përballë Gatlin, i cili duhet kujtuar se fitoi medaljen e artë në Athinë 2004, ndërsa më pas u ndalua për shkak të problemeve me doping, për t’u rishfaqur përsëri në Londër 2012 ku fitoi medaljen e bronztë.
Për Bolt, kjo humbje vinte thuajse 1 vit pas asaj të fundit, në provat e ekipit kombëtar në Xhamajkë, ku u mund nga Johan Bleik. Por xhamajkani e ka cilësuar këtë si një nxemje për Botërorin që zhvillohet në muajin gusht.
“Kam bërë nisjen më të mirë të mundshme, por në fund humba, kjo është shumë qesharake. Në fakt pas nisjes diçka nuk funksionoi siç duhet, ngadalësova dhe në këmbë nuk ndjeja më energjinë e zakonshme. Do të punoj shumë për të rregulluar disa gjëra para Botërorit. Të paktën arrita të garoj poshtë 10 sekondave”, tha Bolt para kamerave.
Nga ana tjetër, Gatlin është treguar shumë më pak entuziast se pritej pas një fitoreje ndaj njeriut më të shpejtë në botë. “Nuk ishte koha ime më e mirë e mundshme por kjo është një garë mes kafshësh që duan të fitojnë medoemos. A mund të fitoj Botërorin? Më parë duhet të mendoj për kualifikueset amerikane”, tha Gatlin. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »