Xhudistë nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Taxhikistani e Letonia kishin pushtuar thuajse tërë hapësirën e sallës së madhe, të enjten. Të gjitha përfaqësueset ishin më të mëdha me numër se Përfaqësuesja e Kosovës.
Por në dysheme, duke bërë ushtrime të ndryshme kishte pak sportistë më të suksesshëm se xhudistet kosovare. Më i suksesshëm se Majlinda Kelmendi ishte vetëm një rus, kampion olimpik.
Prej të pranishmëve tituj të botës kishin dy apo tre xhudistë, por asnjëri prej atyre që ishin prezent nuk i kishte dy tituj të botës, si Majlinda. “Grada” e suksesit dallohej nga ngjyra me të cilin ishte i shkruar emri i garuesve në pjesën e pasme të kostumit të xhudos
Salla ndihmëse e palestrës “IPIC Arena” ishte e mbushur me xhudistë kur në të u paraqitën Driton Kuka dhe tri nxënëset e tij, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Kuka, të enjten mbrëma, nxori në palestër tri sportistet më të mira kosovare për stërvitjen e lehtë para garës së radhës të madhe në sportin e xhudos – turneut Abu Dhabi Grand Slam, shkruan sot Koha Ditore.
Gara, që është pjesë e turneut botëror të xhudos, mbahet në “IPIC Arena” në qytetin sportiv Zayed në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Xhudistë nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Taxhikistani e Letonia kishin pushtuar thuajse tërë hapësirën e sallës së madhe.
Friday, 30 October 2015 11:38