Në gusht të këtij viti Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) votoi kundër pranimit të Kosovës, ndonëse Kosova tash e një vit gati është bërë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që është ombrella e të gjitha këtyre organizatave.
Pas votimit kundër Kosovës, IOC-ja vendosi të qortojë ICMG-në, në atë masë sa e urdhëroi të thërrasë asamble të jashtëzakonshme dhe të nxjerrë në rivotim çështjen e Kosovës, duke e paralajmëruar se alternativë tjetër pos pranimit nuk ka
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është pranuar në Asociacionin e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).
Me aklamacion u vendos që Kosova së bashku me Sudanin Jugor të bëhen anëtare të reja dhe kështu u rrit në 206 numri i komiteteve nacionale olimpike në këtë organizatë, shkruan sot Koha Ditore.
Pranimi i Kosovës u bë të enjten në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit e Komiteteve Olimpike Kombëtare të mbajtur në Washington. Po nga Washingtoni, KOK-u pritet të marrë një njohje më të madhe të premten.
Komiteti Olimpik i Kosovës pritet të pranohet në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në asamblenë e jashtëzakonshme të thirrur vetëm për Kosovën.
Friday, 30 October 2015 11:01