Notuesja e re nga Amerika, Katie Ledecky nuk ka të ndalur, ajo tani ka thyer rekordin botëror duke arritur të bëhet notuesja më e shpejtë në botë në 800 metra stil të lirë.
Në garat që janë duke u mbajtur në Rusi, 18 vjeçarja ka thyer rekordin botëror dhe gjithashtu personal, pasi ishte pikërisht ajo që e mbante këtë rekord, raporton Time.com.
Ledecky në Rusi ishte për 3.61 sekonda më e shpejt se në rekordin e më i hershëm të saj në 800 metra stil të lirë, transmeton Koha.net. Ajo arriti ta përfundojë garën në 8 minuta e 7.39 sekonda, duke thyer kështu rekordin e më hershëm që e mbante në 8 minuta e 11 sekonda, që e kishte vendosur në Amerikë.
“E dija se isha në gjendje të arrija për 8 minuta e 10 sekonda, por të arrij për 8 minuta e 7.39 sekonda është shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur Ledecky pas thyerjes së rekordit.
Monday, 10 August 2015 14:05