Uejn Runi ka konfirmuar parashikimet duke u kthyer në heroin e Anglisë në ndeshjen e tij të parë pas pezullimit, ndërsa skuadra e Hodgson fitoi 1-0 falë golit të sulmuesit në sfidën kundër Ukrainës për të kaluar në çerekfinale.
Ukraina gëzoi më shumë mbajtje topi gjatë pjesës së parë, ndërsa kishte edhe dy raste të pastra, fillimisht me Gusev që gjuajti mbi traversë e më pas me Jarmolenko që detyroi Hart të bënte një grushtim spektakolar për të ruajtur portën. Ndërsa rasti i vetëm i Anglisë ishte për Runin, i cili nuk arriti të gjente kuadratit me kokë pas një harkimi perfekt të Jang.
Por sulmuesi anglez shleu shpejt gabimin, kur vetëm pak minuta pas fillimit të pjesë së dytë devijoi në rrjetë një harkim të Xherard nga e djathta, të devijuar nga mbrojtësit ukrainas.
Pas lajmit se Franca ishte në disavantazh, Ukraina hidhet në sulm me ngulm, por gjen përballë përveç mbrojtjes angleze, edhe vijërojtësin hungarez pas porte, i cili nuk akordon gol në favor të tyre pasi Terri largoi topin kur kishte kaluar vijën, pas gjuajtjes së Deviç.
Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme të ukrainasve, rezultati nuk ndryshon dhe Anglia merr një fitore që e ngjit në vendin e parë në Grupin D dhe i prenoton asaj një takim me Italinë në çerekfinalet e turneut. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Suedi-Francë 2-0
54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson
Angli-Ukrainë 1-0
48’ Runi
Renditja
Angli 7 5-3
Francë 4 3-3
Ukrainë 3 2-4
Suedi 3 5-5
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Tuesday, 19 June 2012 22:14