Driton Kuka ka akuzuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi
Trajneri i Xhudistës kosovare, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, në një intervistë për Klan Kosovën, ka akuzuar ambasadorin në Francë Muhamedin Kullashi, i cili nuk kishte gjetur kohë të shikoi nga afër Majlindën në Grand Slamin që u mbajt ne Paris.
Kuka ndër të tjera ka thënë se institucionet e Kosovës, nuk e kanë lëvizur as gishtin kur Majlinda u rikthye nga Parisi si kampione.
“Nuk ka dal askush që të na pres. Jemi mësuar që të shkojmë në qetësi e të kthehemi në qetësi. Më duket se kjo është bërë diçka e zakonshme për vendin tonë. Institucionet duhet t’i kenë njerëzit që i përcjellin këto ngjarje”.
“Nëse sportistë nga Serbia fitojnë një Grand Slam tenis apo çfarë do çoftë, i gjithë shteti ngritet në këmbë, te ne nuk ndodh asgjë. Këtu është duke munguar diçka, ndoshta një sensibilizim për motivacion të sportistëve”.
“Ambasadori në Francë duket se kishte punë më me rëndësi sesa të vij të përkrah një xhudiste kosovare që u shpall kampione. E gjithë Franca ishte atë mbrëmje e pranishme, por për ambasadorin ajo natë ishte si gjithë të tjerat”, ka thënë Kuka.
Tuesday, 20 October 2015 09:34