|
|
Saturday, 08 December 2012 22:59 Roma ka arritur të kthehet në vendin e katërt provizor në renditjen e Serisë A pas suksesit 4-2 ndaj një rivali direkt, Fiorentinës që drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës, Vinçenco Montela.
Në sfidën mes dy skuadrave që pretendojnë të hyjnë në Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm, Roma ka arritur të bëjë të qartë epërsinë e saj që në 45 minutat e para, me golin e Taktsidis dhe dy golat e kapitenit Toti, ndërsa Rankalja kishte shënuar për Fiorentinën golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Në pjesën e dytë, El Hamadui ringjalli shpresat e miqve, pasi shkurtoi diferencën me golin e tij të shpejtë. Por në fund të ndeshjes, ndërsa Fiorentina kërkonte barazimin, Toti jep një pasim perfekt për Osvaldon që nuk gabon duke vulosur fitoren me rezultatin përfundimtar 4-2.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Atalanta ka mundur Parmën me rezultatin 2-1 dhe është ngjitur në vendin e 7-të në renditjen e kampionatit, të cilin e ka filluar me -2 pikë penalizëm për shkak të përfshirjen në çështjen e manipulimit të ndeshjeve. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 16 / Rezultatet
Atalanta-Parma 2-1
4’ Denis, 39’ Peluso / 45’ Amauri
Roma-Fiorentina 4-2
7’ Taktsidis, 19’, 45’ Toti, 89’ Osvaldo / 14’ Ronkalja, 46’ El Hamadui
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »