Shfaqjet e racizmit kanë dalë në skenë pa filluar mirë Euro 2012. Protagoniste është bërë skuadra e Holandës, pasi disa pjesëtarë të ekipit bënë të ditur se gjatë stërvitjes së tyre, tifozët kanë lëshuar ulërima si majmunë ndaj lojtarëve me ngjyrë.
Kapiteni i Holandës, Mark Van Bomel, foli shumë ashpër ndaj kësaj ngjarje që ndodhi në stadiumin e qytetit të Krakovës. “Ky është një turp, sidomos pasi u kthyem nga vizita emocionale në Aushvitz dhe na u desh të përballemi me këtë situatë”.
Holandezët, ashtu si Anglia dhe Italia, kanë zgjedhur qytetin e Krakovës dhe vendosën që stërvitjen ta bënin me dyer të hapura. Ata përdorin stadiumin e Visla Krakovës për stërvitjen e tyre dhe mes 25 mijë të pranishëmve që ndoqën seancën, ishte një grup “protestuesish” që shprehën pakënaqësinë për faktin se stadiumi i ekipit të tyre po përdorej nga të huajt.
Të pranishmit kanë treguar se kur ekipi holandez po bënte dy xhiro vrapim rreth pistës, një numër prej rreth 500 tifozësh kanë filluar të ulërijnë si majmunë sapo kalonin lojtarët me ngjyrë të Holandës.
Van Bomel ishte ai që bindi shokët e ekipit të largoheshin nga ajo pjesë e stadiumit dhe skuadra u stërvit në cepin tjetër të fushës për të evituar përplasjet me këto tifozë.
UEFA ka mohuar që një incident i tillë të ketë ndodhur, ndërsa Van Bomel ka reaguar aspër edhe ndaj atyre gazetarëve që vunë në dyshim fjalët e lojtarëve.
“Duhet të hapni veshët mirë të dëgjoni. Nëse i dëgjuat ulërimat dhe nuk keni dëshirë t’i dëgjoni, atëherë është më keq”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Grupi B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 18:00
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Kharkiv (Ukrainë)
Gjermani-Portugali 20:45
Gjyqtar: Stefan Lanoi (Francë)
Lviv (Ukrainë)
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Friday, 08 June 2012 11:40