|
|
Wednesday, 28 November 2012 18:49 Supersfida mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund ka filluar që pak ditë më parë nga tifozët e të dy skuadrave. Pas sharjeve dhe thumbimeve në rrjetet sociale, tifozët kanë kaluar edhe në veprime konkrete, ku më guximtarët kanë qenë tifozët e Borusia Dortmund.
Në një video që qarkullon prej dy ditësh në internet, shihet qartë se si një grup tifozësh të kësaj skuadre kanë arritur të futen natën në “strofullin e armikut”, pikërisht në stadiumin “Allianz Arena” ku luan Bajern Mynih.
Ata fillimisht kanë ngjyrosur fasadën e muzeut të Bajern Mynih me logot e Borusia Dortmund, duke bërë edhe fotografi para tyre. Më pas, ata kanë kryer edhe arritjen më të madhe, duke u futur në sallën e kontrollit të ndriçimit të jashtëm të stadiumit, për të kthyer ngjyrën e impiantit në atë të verdhën që personifikon Borusia Dortmund.
Tani fjala i kalon tifozëve të Bajernit, të cilët kanë kërkuar nga skuadra hakmarrje në fushën e lojës, ndërsa ata po përgatitin hakmarrjen jashtë fushe. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »