Uesli Shnajder më në fund ka mundur të hakmerret ndaj Interit që e mënjanoi dhe e largoi në mënyrë aspak të hijshme në këtë sezon. Ndaj në konferencën për shtyp të organizuar para sfidës së Ligës së Kampioneve të Gallatasarajit ndaj Real Madrid, nuk ka munguar një thumbim ndaj zikaltërve.
“Nuk dua të them asgjë për zikaltërit. Mund të them vetëm: e shihni se ku jam tani? Tani unë do të luaj një çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Te Gallatasaraj jam shumë mirë, kemi një skuadër të madhe dhe jam integruar mirë. Të vija këtu ka qenë një hap para në karrierën time dhe jo një hap mbrapa”, ishte komenti i tij, duke vlerësuar se tashmë ekipi italian ishte shumë më inferior ndaj atij turk.
Më pas, Shnajder ka folur edhe për atë që e bindi të shkonte te Interi dhe me të cilin fitoi gjithçka me zikaltërit, Zhoze Murinjon.
“Do të jetë e pabesueshme të luaj kundër tij. Jemi miq, por këtë radhë do të jemi armiq”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 03 April 2013 11:27