Xherdan Shaqiri ka shënuar kundër Napolit në ndeshjen miqësore që Bajern Mynih ka humbur me rezultatin 3-2. Skuadra bavareze gjendet në Itali për fazën përgatitore të sezonit dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të zhvilluar takimin miqësor kundër ekipit italian.
Alaba shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa më pas ishte Kanavaro që barazoi para pushimit të ndeshjes. Pandev kaloi para Napolin, por Xherdan Shaqiri, me një supergol në goditje dënimi arriti të vendoste barazpeshën.
Gjithsesi, në minutat e fundit të sfidës, i riu Insinje arriti të shënonte golin e fitores për Napolin që u hakmor disi për Ligën e Kampioneve të sezoni të kaluar ku nuk arriti të mundte bavarezët në fazën në grupe. Duhet theksuar se te Bajern mungonin 8 futbollistët e përfaqësueses gjermane si dhe Frank Riberi. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 July 2012 09:20