Surpriza më e madhe e ndeshjeve të javës së dytë në Serinë A është fitorja e Romës në fushën e Interit me rezultatin 3-1. Zikaltërit i kishin bërë një fillim të mbarë sezonit dhe mendohej se do të ishin përsëri protagonistë, sidomos pas përforcimit të repartit të sulmit me Antonio Kasanon, ndërsa verdhekuqtë ishin ndalur në një barazim në javën e parë të Serisë A.
Por takimi mes këtyre dy ekipeve ka treguar për të disatën herë se verdhekuqtë mbeten “macja e zezë” për Interin. I riu Florenzi i dha avantazhin Romës që në minutën e 15-të, ndërsa një gol i Kasanos në fundin e pjesë së parë vuri barazpeshën në shifra. Megjithatë, në pjesën e dytë, Roma është më konkrete dhe gjen përsëri rrugën e rrjetës, me Osvaldo e me Marikinjo, për të marrë këtë fitore të rëndësishme që bën të ndryshojë edhe përceptimi për të dy këto ekipe.
Kampionët në fuqi të Juventus kanë fituar 4-1 në fushën e vështirë të Udinezes, por ky sukses ka ardhur mes polemikave, pasi bardhezinjtë kanë kaluar në avanatzh me një penallti të dyshimtë në minutën e 15-të, të transformuar saktësisht nga Vidal. Për më tepër, gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton të kuq gjatë këtij aksioni portierin Brkiç për faullin ndaj Xhovinkos, ndonëse shumë mirë mund të mos e kishte dhënë një sanksion kaq të ashpër ndaj vendasve. Golat e tjerë për Juventusin u shënuan nga Vuçiniç dhe Xhovinko (2).
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja 2-1 e Napolit ndaj Firoentinës, duke konfirmuar se jugorët këtë sezon po mendojnë seriozisht për të qenë pjesë e luftës për titullin kampion. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 2 / Rezultatet
Udineze-Juventus 1-4
78’ Lazari / 14’ (p) Vidal, 45’ Vuçiniç, 53’, 71’ Xhovinko
Kaljari-Atalanta 1-1
90’ Ekdal / 81’ Denis
Katania-Xhenoa 3-2
66’, 68’ Bergesio, 84’ Lodi / 26’ Kuçka, 82’ Jankoviç
Inter-Roma 1-3
45’ Kasano / 15’ Florenzi, 67’ Osvaldo, 81’ Markinjo
Lacio-Palermo 3-0
39’, 82’ Klose, 56’ Kandreva
Napoli-Fiorentina 2-1
55’ Hamshik, 75’ Xhemajli / 87’ Jovetiç
Parma-Kievo 2-0
32’ Belfodil, 86’ Rosi
Sampdoria-Siena 2-1
45’ Maksi Lopez, 68’ Gastaldelo / 62’ Vergasola
Sunday, 02 September 2012 22:26