Roma dhe Interi janë ndarë në një barazim 1-1 në takimin e luajtur në “Olimpiko”, një rezultat që nuk ka kënaqur asnjërën prej dy skuadrave që luftojnë për renditjen në tre vendet e para.
Ishin vendasit e Romës që kaluan në avantazh të parët, pas një penalltie të dyshimtë të cilën Toti e transformoi saktësisht në minutën e 22-të. Por insistimi i Interit solli edhe golin e barazimit pa u mbyllur pjesa e parë, me autor Palacion, pas një tjetër pasimi të Guarin, i cili është kthyer në një element kyç të manovrës ofensive të ndërtuar nga Stramaçioni.
Pavarësisht tentativave të dy skuadrave, ndeshja mbyllet me këtë rezultat 1-1, që nuk kënaq asnjë ekip. Interi mbetet përsëri në vendin e katërt, pa arritur t’i afrohet Napolit e Lacios që barazuan gjithashtu në këtë javë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Romën, e cila tashmë është në vendin e shtatë, e kaluar edhe nga Milani. (LajmeShqip.com)
Sunday, 20 January 2013 22:51