Trajneri Italisë, Çezare Prandeli, ka mbajtur pretimin e tij dhe bashkë me shefin e delegacionit italian, Demetrio Albertini, kanë përshkuar në këmbë një distancë prej 21 kilometrash pas mesnate.
Prandeli u kishte premtuar disa murgjve që do të vizitonte manastirin e tyre që gjendet jashtë Krakovës në rast suksesi. “Nëse arrijmë në çerekfinale, do të vijmë t’ju takojmë në këmbë”, ishin fjalët e trajnerit para ndeshjes me Irlandën.
Menjëherë pas saj, kur ekipi është kthyer në qytetin polak për të festuar kualifikimin në çerekfinale, Prandeli ka urdhëruar skuadrën të pushojë, ndërsa ka ftuar pjesëtarët e stafit teknik të bëheshin pjesë e pelegrinazhit që ka nisur në orën 3 të mëngjesit.
Në orën 6.30 të mëngjesit ata kanë qenë në dyert e manastirit, pasi i kanë përshkuar 21 kilometrat për 3 orë e gjysmë. Ndërkohë, kthimi është bërë me makina dhe stafi ka mundur të flejë vetëm në orët e para të mëngjesit.
Duke parë një gjest të tillë të trajnerit, portieri Bufon ka bërë premtimin e radhës: “Nëse arrijmë të fitojmë Evropianin, unë do ta bëj në këmbë vajtje-ardhje”. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Kiev
Wednesday, 20 June 2012 15:10