|
|
Thursday, 13 December 2012 12:40 Oskar Pistorius është bërë i famshëm në të gjithë botën për sfidat që ka fituar në jetën e tij si atlet dhe për pjesëmarrjet e suksesshme në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të këtij vitit. Por ai ka çuditur të gjithë me sfidën e tij të fundit, kundër një kali arab me emrin Maserati, në garën e zhvilluar në Doha.
Atleti nga Afrika e Jugut, i cili vrapon me këmbët artificiale të ndërtuara me fibra karboni, fitoi garën prej 115 metrash që kishte emrin “Vrapo si era”.
Atleti kishte një avantazh prej 15 metrash në nisje dhe e shfrytëzoi atë në maksimum, duke përfituar nga starti i ngadaltë i kalit arab. Kjo sfidë ishte pjesë e një fushate ndërkombëtare që po tregon se si atletët paralimpikë kanë kontribuar në sportin botëror dhe Pistorius është shembulli më i mirë pasi arriti në finalen e garës së 400 metrave në Lojërat Olimpike Londër 2012.
Kjo nuk është hera e parë kur atletë të njohur konkurrojnë në garat e sprintit kundër kuajve të racës. Më përpara kanë qenë Xhesi Ouens dhe Linford Kristi që kanë zhvilluar gara të njëjta, por duke u mundur. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »