Trajneri i Danimarkës, Morten Oolsen, vazhdon t’i besojë thënies së vjetër se “formacioni fitues nuk ndryshohet”. Për këtë arsye ai ka vendosur që të hedhë në fushën e lojës kundër Portugalisë të njëjtët lojtarë që arritën të bënin mrekullinë kundër Holandës dhe t’i hapnin rrugën një kualifikimi të mundshëm të ekipit danez.
“Ndaj Portugalisë do të luajmë në mënyrë identike si ndaj Holandës. Të dy kombëtaret e njohin mirë njëra-tjetrën, pasi jemi ndeshur shpesh në kualifikuese të Botërorëve dhe Evropianëve”.
“Ne kemi qenë ata me fat, jemi me fat që jemi në këtë pikë. Nuk është vetëm forma e mirë, duhet ta pranoj që kemi patur fat. Ndeshja e parë na ka dhënë një ndjesi të mirë, fitorja sjell gjithmonë besim”.
“Nuk jemi favoritë ndaj Portugalisë, ashtu si nuk ishim ndaj Holandës dhe nuk do të jemi kundër Gjermanisë. Jemi favoritë kur luajmë kundër Norvegjisë, po jo kundër këtyre skuadrave. Nuk do të luajmë për një pikë në këtë sfidë, ne luajmë gjithmonë për fitore”, tha trajneri i Danimarkës. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Renditja
Danimarkë 3 1-0
Gjermani 3 1-0
Portugali 0 0-1
Holandë 0 0-1
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Gjyqtar: Kreig Tomson (Skoci)
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Wednesday, 13 June 2012 11:11