|
|
Wednesday, 09 May 2012 12:30 LA Leikërs kanë komplikuar kualifikimin e tyre në raundin tjetër të play-off, duke u mundur në shtëpi nga Denver me rezultatin 102-99. Ndonëse Kobi Brajant ka dhuruar një paraqitje spektakolare me 43 pikë të shënuara, ai nuk ka mundur të evitojë këtë humbje, të ardhur sidomos nga stoli i Denver. Andre Miller (24 pikë, 8 pasime) dhe Xhavali MekGi (21 pikë, 14 topa ne tabelë) kanë qenë dominues për ekipin mik ndonëse kanë qenë zëvendësues në këtë sfidë. Megjithëse seria është ende 3-2 në favor të LA Leikërs, ndeshja e 6-të zhvillohet në Denver e si rrjedhojë, favorizon këtë skuadër që synon të çojë gjithçka në barazim.
Një ndeshje e vendosur në sekondat e fundit ka qenë ajo mes Atlanta dhe Boston, ku vendasit kanë fituar 87-86 për të mbetur në garë, pasi kanë çuar serinë në 3-2. Vendimtare për Atlantan ka qenë prania në fushë e Al Horford, i cili ka shënuar 19 pikë e 11 topa në tabelë në ndeshjen e tij të parë që prej janarit, pasi ka qenë i dëmtuar.
Edhe Çikago është kthyer në garë, duke fituar ndeshjen e 5-të në fushën e saj përballë Filadelfias me rezultatin 77-69, në një takim të karakterizuar nga gabime të shumta të të dy skuadrave. Fajtore për humbjen e Filadelfias është dyshja Holidei-Iguodala, e cila ka realizuar vetëm 9 nga 36 gjuajtjet e tentuara nga fusha. Nga ana tjetër, për të mbajtur ende në lojë ekipin ka menduar Luol Deng i cili ka shënuar 24 pikë e 8 topa në tabelë.
E vetmja ndeshje që nuk është vënë asnjëherë në diskutim, ishte ajo mes Indiana dhe Orlando, ku vendasit kanë mbyllur serinë duke kaluar në turin tjetër falë fitores 105-87. Si rrjedhojë, Indiana do të ketë të paktën një ditë më shumë pushim para sfidës së radhës në gjysmëfinalet e konferencës, ku do të vihet përballë fituesve të duelit Majemi-Nju Jork. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Orlando (1)-Indiana (4) 87-105
Boston (3)-Atlanta (2) 86-87
Filadelfia (3)-Çikago (2) 69-77
Denver (2)-LA Leikërs (3) 102-99
Sonte
Nju Jork (1)-Majemi (3)
LA Klipërs (3)-Memfis (1)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »