Java e 22-të e Serisë A ka dhuruar rezultate mjaft interesante, që kanë rihapur luftën për çdo objektiv të mundshëm në kampionat.
Gjithçka fillon nga kreu, aty ku Napoli ka ulur në 3 pikë diferencën me Juventusin e vendit të parë falë fitores 2-1 në transfertë kundër Parmës. Megjithatë, napolitanët janë munduar shumë për të marrë këtë rezultat, pasi i është dashur një gol i të zakonshmit Kavani kur mbeteshin edhe 5 minuta nga fundi i ndeshjes për të vulosur fitoren.
Falë ndalesës së skuadrave të cilat deri pak javë më parë synonin Ligën e Kampioneve, si Fiorentina që u mund 2-1 nga Katania apo Roma që barazoi 3-3 me Bolonjën, hapa të rëndësishëm në renditje ka bërë Milani që tashmë e sheh veten në vendin e pestë. Kuqezinjtë kanë mundur 1-0 Atalantën falë golit të El Sharauit, por ndeshja është shoqëruar me polemika për shkak të gjykimit të kontestuar nga të dy skuadrat.
Ndërkohë, Interi ka humbur mundësinë që t’i afrohet më shumë kreut, pasi është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 nga Torino. Zikaltërit kanë kaluar të parët në avantazh me Kivu, por pastaj ka qenë Mexhiorini që ka shënuar dy gola të njëpasnjëshëm për të përmbysur gjithçka në “San Siro”. Është dashur goli i zëvendësuesit Kambiaso si dhe disa pritje të shkëlqyera të Handanoviç që zikaltërit të merrnin të paktën një pikë nga kjo sfidë, për të mos humbur terren nga Lacio e vendit të tretë. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 22 / Rezultatet
Bolonja-Roma 3-3
17’ Xhilardino, 26’ Gabiadini, 54’ Paskuato / 9’ Florenci, 18’ Osvaldo, 74’ Taktsidis
Katania-Fiorentina 2-1
50’ Legrotalje, 88’ Kastro / 21’ Miljaçio
Atalanta-Milan 0-1
29’ El Sharaui
Parma-Napoli 1-2
74’ (ag) Kanavaro / 20’ Hamshik, 85’ Kavani
Kaljari-Palermo 1-1
90’ Tiago Ribeiro / 30’ Iliçiç
Sampdoria-Peskara 6-0
31’ (p) Eder, 42’, 56’, 59’, 72’ Ikardi, 50’ Obiang
Udineze-Siena 1-0
36’ Muriel
Inter-Torino 2-2
5’ Kivu, 67’ Kambiaso / 23’, 53’ Mexhiorini
Sunday, 27 January 2013 23:02