Napoli ka arritur Juventusin në kreun e klasifikimit të Serisë A duke vazhduar të jetë për momentin e vetmja skuadër që lufton si e barabartë me bardhezinjtë në luftën për titullin kampion. Në një ndeshje shumë të vështirë përballë Sampdorias, takimi është vendosur në pjesën e dytë nga një gol me penallti i Kavanit, që gjithsesi i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga Mazarri për të marrë tri pikët.
Nëse Napoli është në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, vendin e tretë e ka rimarrë Lacio, që ka fituar 2-1 në fushën e saj përballë Sienës, duke lënë pas paraqitjen zhgënjyese të mesjavës. Ederson dhe Ledesma kanë shënuar golat e kësaj fitoreje në sfidën ku si Lorik Cana, ashtu edhe Erjon Bogdani, e kanë ndjekur të gjithë takimin nga pankina.
Fitore të rëndësishme në këtë javë kanë regjistruar edhe Palermo e Peskara, që u kanë dhënë fund serive negative prej disa ndeshjesh radhazi duke u larguar nga fundi i renditjes. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 6 / Rezultatet
Udineze-Xhenoa 0-0
Atalanta-Torino 1-5
28’ Denis / 38’ (p), 76’ Bianki, 62’ Gazi, 66’ Stevanoviç, 73’ D’Ambrozio
Bolonja-Katania 4-0
19’ Guarente, 40’, 61’ Xhilardino, 90’+2’ Kone
Kaljari-Peskara 1-2
82’ (p) Pinija / 50’ Terlici, 76’ Veis
Lacio-Siena 2-1
18’ Ederson, 38’ (p) Ledesma / 90’ Paci
Palermo-Kievo 4-1
13’, 34’, 82’ Mikoli, 34’ Xhorxhi / 28’ Rigoni
Sampdoria-Napoli 0-1
68’ (p) Kavani
RENDITJA: Juventus 16 pikë, Napoli 16, Lacio 12, Sampdoria 10, Inter 9, Torino 8, Fiorentina 8, Katania 8, Roma 8, Xhenoa 8, Bolonja 7, Peskara 7, Milan 7, Udineze 6, Parma 6, Atalanta 5, Palermo 4, Kievo 3, Kaljari 2, Siena 2 (Penalizime: Atalanta -2, Torino -1, Sampdoria -1, Siena -6).
Sunday, 30 September 2012 16:39