Milani dhe Napoli janë ndarë në barazim 1-1 në supersfidën e javës së 32-të në Serinë A, me të dy ekipet që thjesht kanë mbrojtur pozicionet që mbajnë aktualisht në renditje, edhe pse i kanë dhënë mundësinë Juventusit që të shkëputet më shumë në kreun e klasifikimit.
Milani kërkonte që falë kësaj ndeshje në “San Siro” të arrinte të shkurtonte diferencën prej 4 pikësh ndaj Napolit të vendit të dytë dhe për këtë arsye ka kërkuar me ngulm golin i cili do të vijë vetëm në minutën e 30-të me autor Flamini. Por kundërpërgjigja e Napolit nuk vonon, me Pandev që vetëm 3 minuta më vonë mposht Abiatin dhe rivendos barazinë mes dy ekipeve.
Pjesa e dytë nuk është aq spektakolare se a para, por shumë më e tensionuar. Si rrjedhojë, gjyqtari detyrohet të nxjerrë shumë herë nga xhepi kartonin e verdhë, ndërsa ndëshkon me karton të kuq Flamini për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zunigas. Ndërprerjet për lojën e rrezikshme bëjnë që ritmi i të dy skuadrave të bjerë, ndaj në vërshëllimën përfundimtare, si Milani, ashtu edhe Napoli mbeten të kënaqur me pikën e marrë në këtë barazim, por sidomos me faktin se të paktën kanë ruajtur të pandryshuar distancën mes tyre në një ndeshje që mund të përfundonte si me fitoren e vendasve, ashtu edhe të miqve. (LajmeShqip.com)
Sunday, 14 April 2013 22:54