Napoli ka mundur 2-0 skuadrën e Katanias dhe është ngjitur përkohësisht në kreun e renditjes së Serisë A, duke iu bashkuar Juventusit që luan nesër ndeshjen e javës së 23-të.
Napolitanët kanë bërë gjithçka mirë në takimin e luajtur në fushën e tyre, edhe pse përballë kanë pasur një skuadër të organizuar që ka luftuar për çdo top. Golat e Hamshik dhe Kanavaro në pjesën e parë kanë qenë ata që kanë vendosur fatin e ndeshjes, duke siguruar këto tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin që pas shumë vitesh e sheh veten përsëri si protagonist në luftën për titull.
Tashmë napolitanët janë në vendin e parë dhe presin të qetë ndeshjen e Juventusit përballë Kievos, ku bardhezinjtë ndjejnë për herë të parë prej shumë kohësh trysninë e ndjekësve, falë paraqitjeve aspak bindëse të janarit ku kanë humbur shumë pikë rrugës. (LajmeShqip.com)
Saturday, 02 February 2013 23:05