|
|
Saturday, 15 December 2012 18:07 Bajer Leverkusen është konfirmuar si skuadra e vetme që mund të shqetësojë Bajern Mynih në rrugën drejt titullit kampion. “Aspirinat”, të vetmit që kanë mundur bavarezët në kampionat, tashmë gjenden 9 pikë larg tyre dhe duket se në fazën e dytë do të tentojnë të ngushtojnë diferencën për të synuar një objektiv që në fillim të sezonit dukej i pamundur.
Në javën e fundit të fazës së parë, Leverkusen ka arritur një fitore bindëse 3-0 përballë Hamburgut, ku protagonist kryesor ka qenë përsëri sulmuesi Stefan Kisling, i cili me 2 golat e tij ka çuar në 10 numrin e rrjetave të tundura në këtë kampionat, duke ndarë përkohësisht kreun e renditjes së golashënuesve bashkë me Maier të Eintraht Frankfurt dhe Ibisheviç të Shtutgart.
Në pritje të Borusia Dortmund që luan nesër, vendin e tretë në renditje e ka marrë Eintraht Frankfurt, që ka fituar 2-0 në fushën e Volfsburg, duke vazhduar të çuditë me paraqitjet e këtij sezoni, ku pritej të luftonte për mbijetesë por në fakt po luan për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve.
Për t’u veçuar është edhe barazimi 1-1 i Grojter Fyrth me Augsburg, ku mbrojtësi i përfaqësues shqiptare, Mergim Mavraj, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 75-të të sfidës. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 17 / Rezultatet
Bajer Leverkusen-Hamburg 3-0
26’, 66’ Kisling, 36’ Shurle
Volfsburg-Eintraht Frankfurt 0-2
12’ Maier, 18’ Inui
Mainz-Shtutgart 3-1
55’, 71’ N. Myler, 90’ Soto / 48’ (ag) H. Myler
Grojter Fyrth-Augsburg 1-1
79’ Sobieç / 9’ Molders
Fortuna Dyseldorf-Hanover 2-1
39’ Shahin, 83’ Ilso / 69’ Diuf
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »