Joakim Lëv ka treguar për revistën “Bild” se si është transformuar Gjermania e tij në këto vite pune, duke u kthyer nga një skuadër e mirë në një skuadër pretendente dhe me një të ardhme të garantuar.
“Kjo skuadër më jep ndjesinë sikur janë fëmijët e mi! Me disa prej lojtarëve punoj që prej vitit 2004, kur nisa punën në stafin e përfaqësueses: Lahm, Podolski, Mertesaker, Shvajnshtajger, Klose. Pastaj disa lojtar të tjerë na u bashkuan në 2008 dhe 2010. Ne vazhdojmë të rritemi bashkë”.
“Fitorja 2-1 ndaj Holandës më mbushi me krenari, por jo vetëm kjo ndeshje. E kam thënë gjithmonë që pavarësisht mënyrës së si do të shkojë turneu, do të ndjej krenari për atë që ka bërë ekipi. Jemi kombëtarja më e re e turneut, që do të thotë automatikisht se kjo skuadër ka një të ardhme të shkëlqyer”.
“Që nga Botërori 2010 ne mund të konkurrojmë si të barabartë me çdo kombëtare në botë. Shembulli është pikërisht Holanda, ndaj të cilës kemi qenë inferiorë në mënyrën e lojës edhe kur kemi fituar. Por tani e vërtetuam dy herë radhazi që gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është ajo që më mbush më shumë me krenari”, tha trajneri i Gjermanisë, i cili bëri të qartë se me shumë mundësi, cikli i tij në kombëtare do të mbyllej pas përfundimit të Botërorit Brazil 2014.
“Vjen një kohë kur të dy palët, ose ndoshta vetëm unë, e ndjejnë që duhet bërë një ndryshim. Shpesh një ndryshim është i nevojshëm. Do të vijë një kohë kur ide të reja do të nevojiten, kur unë të them se kam bërë gjithçka. Objektivi i radhës pas Euro 2012 është Brazil 2014. Pas tij vjen koha për të marrë një vendim”, tha trajneri gjerman. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Gjyqtar: Karlos Velasko Karbajo (Spanjë)
Lviv (Ukrainë)
Saturday, 16 June 2012 15:01