Federata Atletike E Kosovës është pranuar me të drejta të plota në familjen e madhe botërore të Atletikës.
Sot në Pekin të Kinës është mbajtur Kongresi Botëror i Atletikës, ku në një pikë të veçanet është pranuar me të drejta të plota edhe Federata e Atletikës të Kosovës.
Kosova tashmë është bërë anëtari më i ri dhe i 213 i Federatës Botërore të Atletikës, ndërsa nga 211 anëtare për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende..
Pas këtij pranimi, edhe zyrtarisht i është lejuar pjesëmarrja atletit tonë, Musa Hajdari në Kampionatin Botëror të Atletikës, i cili do të zhvillohet nga 22-30 gusht të këtij viti.
Tani e tutje atletëve kosovarë u mbetet që të punojnë sa më shumë, në mënyrë që të prezantojnë sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Wednesday, 19 August 2015 08:40