|
|
Saturday, 15 December 2012 22:57 Interi ka treguar përsëri se i mungon vijueshmëria e rezultateve pozitive, duke u mundur nga Lacio në një ndeshje që po kontrollonte dhe ku kishte arritur të krijonte rastet më të mira.
Në transfertën në kryeqytet, zikaltërit e Stramaçionit kanë zhvilluar një pjesë të parë në mbrojtje, duke u kujdesur për të mos lënë shumë hapësira në prapavijë. Ndërkohë, në pjesën e dytë ata janë hedhur tërësisht në sulm dhe vetëm Marketi dhe dy herë shtylla e portës së tij kanë bërë që rrjeta të mos tundej në rastet e njëpasnjëshme të zikaltërve.
Po në momentin më të mirë të Interit, Lacio ka goditur me anë të të zakonshmit Klose, i cili ka shënuar një gol fantastik duke goditur topin para ndërhyrjes së mbrojtësve dhe, duke gjetur njëkohësisht të papërgatitur edhe portierin Handanoviç. Pavarësisht tentativave të Interit në minutat e fundit, fitorja dhe tri pikët i kanë shkuar Lacios, që i është bashkuar përkohësisht Napolit në vendin e tretë në renditje, vetëm 1 pikë pas zikaltërve.
Ndërkohë, në ndeshjen e parë të së shtunës, Udineze dhe Palermo janë ndarë në barazim 1-1. Duhet theksuar se Palermo po fitonte ndeshjen 1-0 por një pavëmendje e portierit Samir Ujkani bëri Di Natale të barazonte rezultatin për ekipin vendas. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 17 / Rezultatet
Udineze-Palermo 1-1
89’ Di Natale / 33’ Iliçiç
Lacio-Inter 1-0
82’ Klose
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »